AC Milan ka reaguar pas lajmeve që bisedimet me Rafael Leaon rreth rinovimit të kontratës kanë ngecur.
“La Gazzetta dello Sport” ishte që e publikoi një lajm të tillë, përfshirë edhe disa mediume tjera italiane. Megjithatë, klubi i Milanit, përmes një reagimi zyrtar, ka hedhur poshtë këto raportime, duke i cilësuar si të pavërteta dhe pa bazë.
Mes tjerash, kampioni në fuqi italian bëri të ditur se bisedimet janë duke vazhduar me 23-vjeçarin në mënyrë profesionale dhe se nuk janë ndërprerë asnjëherë. Aktualisht, Rafeal Leao ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.