Videoja tregon momentin e përjetimit të tërmetit që tronditi një natë më parë vendin. Në momentin që lëkundja me magnitudë 47. gradë të shkallës rihter tronditi të gjithë Shqipërinë, por transmetohej ‘Studio Sport’ në Vizion Plus.
Të ftuarit ndalojnë së foluri dhe fokusohen tek dridhjet e tërmetit, pavarësisht se moderatorja Vilma Masha përpiqet të mbajë situatën nën kontroll. “Tërmet, u tërmet…të ndalojmë. Marshallah,”- thonë të ftuarit. “Të shpresojmë që kaloi,”- shton Masha. Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera.