Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njoftoi sot se, si pasojë e motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë rajonin e Adriatikut, disa linja tragetesh kanë shtyrë oraret e lundrimit.
Kështu linja Durrës-Bari: Trageti “Rigel VII” do ta shtyjë lundrimin drejt Barit për në orën 8:00 të mëngjesit të nesërm, dt.18.1.2023 (Imbarkimi i pasagjerëve do të bëhet mbrëmjen e sotme).
Trageti “GNV Blu” anulon lundrimin drejt Barit dhe rikthehet në linjë ditën e nesërme.
Linja Bari/Ankona-Durrës: Kompania “Adria Ferries” njofton se, si pasojë e motit të përkeqësuar edhe në krahun tjetër të Adriatikut dhe kushteve jo të favorshme për lundrim, anulohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin “AF MARINA” dhe nga Ankona për Durrës me tragetin “AF CLAUDIA”.
Ndërsa kompania “Venturis Ferries” bën të ditur se trageti “Rigel III” do të niset nga Bari në orën 8:00 të ditës së nesërme, dt.18.1.2023.