Në futboll asgjë nuk është e pamundur, Cremonese vë në jetë një mrekulli të vërtetë duke eliminuar Napolin brenda në “Maradona”. Të paktë ishin ata që e mendonin një përfundim të tillë, por ekipi i Ballardini rezistoi deri në fund, dërgoi ndeshjen te penalltitë aty ku ishin perfek duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë ku do të përballen me Romën.
Kjo sfidë do të kujtohet gjatë pasi për herë të parë në histori e gjithë trupa gjykuese ishin femra.
Spalletti kishte bërë një rotacion thuajse të plotë, ndërsa në minutën e 18-të Cremonese i befasoi duke kaluar në avantazh me Pickel. Napoli reagoi shpejt duke përmbysur shifrat brenda 3 minutash. Në minutën e 33-të Jesus gjatë zhvillimeve të një goditje këndi përfitoi duke barazuar rezultatin, ndërsa në të 36-të Simone me një goditje të bukur me kokë kaloi Napolin në avantazh.
Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 86-të, Cremonesi kapi të përgjumur në mbrojtjen duke barazuar rezultatin në 2-2 e duke e dërguar ndeshjen në shtesë.
Cremonese mbrojti me fanatizëm rezultatin duke bërë që fati i këtij takimi të vendosej te penalltitë, aty ku ishin perfekt, pesë gjuajte 5 gola, ndërsa Labotka tradhtoi Napolin duke dhuruar befasinë e madhe në këtë raund të Kupës së Italisë.