Sot në Fan Club ishin të ftuar dy noterë, Artan Treska (ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës) dhe Fatmir Laçej (nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve), të cilët treguan se pse Luizit i është hequr licensa e noterit.
Noterët pretendojnë se përmes një kërkese zyrtare në vitin 2018 Luizi ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra. “M’u duk e habitshme kur e dëgjova. Nuk më erdhi mirë. Në fund të ditës ka qenë pjesë e komunitetit tonë dhe një noter nuk mund të gënjejë. Në dokument nuk ka cilësuar as tumor as asgjë tjetër. Vetëm probleme shëndetësore”, tha noteri.
Lajmet se Luizi mund ta ketë përdorur sëmundjen dhe më parë për të fituar para kanë sjellë një reagim nga familjarët e tij. Ato kanë bërë një status në rrjete sociale ku kanë shkruar se dikush po mundohet t’i prishë imazhin këngëtarit në një kohë kur ai nuk është prezent për të dhënë shpjegimet e tij apo për t’u vetëmbrojtur.
“Shumë fjalë të thëna publikisht në vendin jo të duhur dhe në momentin e gabuar! Ne një moment kur publiku do dhe vlerëson një Artist, dikush mundohet t’i uli dhe prishi imazhin! Nuk mund të flasim kaq kollaj nëpër media e portale duke ngitur ‘akuza’ për një person i cili së pari nuk është prezent dhe mbi të giitha s’ka mundësinë dhe “lirinë e fialës” të mbrohet e të japi shpjegimet e tij. Prandaj prisni njerëz, çfarë ju nxiton? Koha është e shkurtër dhe ditët e gjata”, shkruhet në reagim.