Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare shkrimtari, publicisti dhe veterani i njohur Sevo Tarifa.

Sevo Tarifa ka qenë ish-sekretar i Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë dhe ka qenë bashkëredaktor në disa nga veprat e Enver Hoxhës. Gjithashtu, ai ka qenë në bordin drejtues të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste.

Ai është babai i profesor Fatos Tarifa.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se njeriu ynë i shtrenjtë, Sevo Tarifa, u nda sot nga jeta në moshën 96 vjeç. U jemi mirënjohës të gjithë atyre që e kanë dashur dhe e kanë çmuar këtë njeri të mirë dhe patriot të zjarrtë. Përcjellja për në varrezat Sharrës bëhet ditën e diel, dt. 15 janar, ora 12:00.l, nisja nga ambientet e Funeral Home Alba 2000”, njofton familja.