Zhoao Mendesh de Asis Moreira, djali i legjendës së Barcelonës, Ronaldinjo, ka nisur një periudhë prove te të rinjtë e klubit katalanas.

17-vjeçari ka prishur kontratën e tij me Kruzeiron në Brazil dhe ka zbarkuar në Barcelonën ku do të provohet me ekipin e të rinjve të Barcelonës. Nëse ai do të kalojë me sukses provën dhe trajnerët e Barçës do të japin miratimin e tyre, pinjolli i sulmuesit legjendar të Barçës do të veshë fanellën “Blaugrana”.

Sipas gazetës “Sport”, me këtë çështje po merret vetë presidenti Laporta, i cili është në kontakt të ngushtë me babain e lojtarit, Ronaldinjon, që është ndër të tjera dhe një nga ambasadorët e klubit në botë. Zhoao Mendesh luan si qendërsulmues.