Duke u përpjekur që t’i ikte kontrollit të policisë, një 25-vjeçar maroken u hodh në lumin Brenta në Padova dhe u mbyt.

Ngjarja ka ndodhur më 9 janar, ndërsa trupi i pa jetë i të riut u arrit të gjendej ditën e sotme. Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar në mënyrë përfundimtare nga autoritetet, por besohet se ai ka vdekur nga mbytja.

Gjithçka fillon në orën 16:00 të djeshme më 9 janar. Oficerët e policisë vërejtën disa shtetas të huaj që po bisedonin me njëri-tjetrin, pikërisht përgjatë rrugës që shkon paralelisht me bregun e lumit Brenta. Agjentët kontrollojnë dy personat, por njëri prej tyre, 25-vjeçari nuk i bindet, i kundërvihet me dhunë dhe plagos lehtë oficerin që tenton ta ndalojë. Për të shpëtuar, ai heq xhaketën dhe ikën drejt lumit dhe zhytet në ujë. Dy agjentët përpiqen ta bëjnë të heqë dorë, i bërtasin të ndalojë, por ai hidhet në ujërat e ftohta dhe të turbullta të Brentas.

Viktima është Oussama Benrebha, dhe la pas gruan dhe djalin e vogël. Djali nuk ka dashur të kontrollohet nga policia. Ajo që ai donte të fshihte në atë kontroll tani për tani mbetet padyshim një mister.