Myrto Uzuni shkëlqen nga java në javë në La Liga 2 me Granadan dhe në ndeshjen e fundit përballë FC Andorra arriti të shënojë një tjetër dygolësh, madje për 3 minuta duke i dhënë tre pikë të tjera skuadrës së tij. Autor i 14 golave, Uzuni kryeson listën e golashënuesve dhe këtë javë është shpallur edhe lojtari më i mirë në formacionin e javës nga SofaScore.
Nota 8.4, sëbashku me Cristian Herrera bëjnë që sulmuesi shqiptar të jetë sërish protagonist absolut në Spanjë.
Merkato e janarit s’ka qenë shumë e qetë për të teksa të interesuarit vijnë nga të katër anët, që nga Premier League te Leeds United deri te gjigantët turq, Galatasaray, por ofertat janë refuzuar. Granada po reziston edhe këtë merkato por në verë, largimi duket i pashmangshëm.