Një gjeneral i lartë amerikan i ka thënë privatisht Sekretarit të Mbrojtjes Ben Ëallace se ushtria britanike nuk konsiderohet më si një forcë luftarake e nivelit të lartë.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo rënie në aftësinë luftarake të Mbretërisë së Bashkuar vjen pas dekadave të shumta të shkurtimeve për të kursyer para .

“Në fund… është një shërbim i tërë i paaftë për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët tanë për një dekadë,” shkruan Skynews.”Nuk jeni më një forcë e nivelit të lartë”/ SHBA ‘kritika’ ushtrisë britanike

Burimet thanë se Rishi Sunak rrezikonte të dështonte në rolin e tij si “kryeministër i kohës së luftës” nëse nuk ndërmerrte veprime urgjente duke pasur parasysh kërcënimin në rritje të sigurisë që paraqet Rusia e Vladimir Putinit .

Sipas analistëve kjo duhet të përfshijë rritjen e buxhetit të mbrojtjes me të paktën 3 miliardë paund në vit; ndalimin e një plani për të zvogëluar edhe më tej përmasat e ushtrisë; dhe lehtësimin e rregullave të prokurimit në kohë paqeje që pengojnë aftësinë e Mbretërisë së Bashkuar për të blerë armë dhe municione me shpejtësi.