DeaMishel dhe Olta Gixhari janë afruar shumë me njëra-tjetrën pas deklaratës së Luizit për sëmundjen dhe kanë nisur të diskutojnë për sjelljet e banorëve.

Sipas Oltës, disa nga banorët i tregojnë gjërat që ndodhin në shtëpi tjetër për tjetër, ndërsa Dea i tha se ajo është treguar e sinqertë me të.

“Ti me mua je treguar gjithnjë e sinqertë se di pse ka njerëz që thonë gjëra ndryshe, si te muhabeti Gentit edhe i Zhaklinës. Unë mbaj mend që ti the që historia e saj se tu thye gota në dorë nga energjia negative jo që të shtyu ajo”, tha Dea.

“I shpikin pra! Hajde shpjegoja Teas dhe të tjerëve”, tha Olta, e cila ka pasur marrëdhënie të mira me Tean por miqësia e tyre është prishur pasi ish konkurrentja e Për’puthen e komentoi për sjelljen sikur ndryshon fjalët.