“Olta Gixhari dhe motra e saj Gerta, moderatore e njohur, nuk flasin me njëra-tjetrën”, kjo ishte fjalia që tha së fundmi gazetari Andi Vrapi në “Fan Club”.
Mirëpo, kush është arsyeja? Gazetari theksoi se Olta dhe Gerta mund të jenë zënë pikërisht për BBV Albania. Sipas Andit, kjo mund të jetë ‘molla e sherrit’ pasi ato nuk e ndjekin njëra tjetrën në rrjete sociale Tea ka vazhduar debatin me Oltën pas ballfaqimit per debatin me Gentin. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” e akuzoi aktoren se e ka gënjyer sy për sy.
Debati:
Tea: Lërë videon, ti ça më ke thënë mua, ma bërë me gjeste! Pse e mohon në sy, kjo është çmenduri!
Olta: E ke seriozisht, ule tonin, mos u revolto!
Tea: Po se ju gënjeni dhe çorientoni shtëpinë dhe rri si zonjë në fund! Si mund të luash kështu me njerëzit. Unë të besova!
Olta: Ule tonin!
Tea: Ore lërë tonin tim ti, jam e indinjuar ! Unë nuk flas më me ty, se ti të gënjen sy për sy!
Nuk dihet me saktësi për cilën deklaratë dhe veprim bëhet fjalë, megjithatë kjo mbetet për tu parë në vazhdim.
Aktorja Olta Gixhari është padiskutim një banoret më të komentuara të këtij edicioni të “Big Brother Vip.”