Lionel Messi është rikthyer në qendrën stërvitore të Paris Saint-Germain pasi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën muajin e kaluar.
Një postim në Twitter nga llogaria zyrtare e klubit të mërkurën thotë: “Mirë se vjen përsëri Leo”, shoqëruar me një video të 35-vjeçarit duke mbërritur në kompleks.
Një postim i veçantë tregon imazhet e Messit duke u përshëndetur nga shokët e skuadrës në dhomën e zhveshjes, përfshirë yllin brazilian Neymar.
Messi rikthehet te klubi francez në një moment të rëndësishëm, me skuadrën që ka humbur për herë të parë këtë sezon kundër Lens fundjavën e kaluar. Epërsia e PSG-së në krye të tabelës së Ligue 1 është ulur në vetëm katër pikë si rezultat.
Ndeshja e radhës e skuadrës është kundër Chatearoux në Kupën e Francës të premten, një lojë që mund të vijë shumë shpejt për Messin.
Kthimi i tij në Paris vjen në të njëjtën ditë kur rivali i tij prej kohësh, Cristiano Ronaldo u prezantua në klubin e tij të ri, Al Nassr. Ylli portugez nënshkroi për klubin e Arabisë Saudite javën e kaluar pas largimit të tij të profilit të lartë nga Manchester United në nëntor të vitit të kaluar.