Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të përballen sërish të enjten, pas më shumë se dy vitesh. Të dy takohen në Riad të Arabisë Saudite, shtëpia e re e CR7-së.
PSG do të përballet në një miqësore me një përzgjedhje të lojtarëve më të mirë nga klubi për të cilin Ronaldo nuk ka bërë ende debutimin e tij, Al-Nassr, dhe nga Al Hilal. Ka pasur 2 milionë kërkesa për bileta për 68 mijë vende në stadium, por që janë shitur shumë shpejt.
PSG do të përfitojë 10 milionë euro, me kushtin që Messi, Neymar dhe Mbappe të luajnë, qoftë edhe për disa minuta. Për ekipin vendas kapiten do të jetë Cristiano Ronaldo.