Një ndeshje e çmendur me fund të lumtur për Manchester City-n përfundoi supersfida e paprambetur kundër Tottenham për Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës ia doli të fitonte 4-2 pavarësisht se pjesa e parë u mbyll 0-2 në favor të spursave.

Kulusevski zhbllokoi shifrat në minutën e 44, ndërsa ende pa marrë veten Manchester City në fundin e pjesës së parë pësoi edhe të dytin nga Emerson Royal. Mirëpo me t’u kthyer në pjesën e dytë City realizoi dy herë në harkun e 3 minutave. Alvarez ngushtoi diferencat para se Halaand të baraspeshonte gjithçka. Në vijim ‘dopieta’ e Mahrez do vuloste 3 pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion.