Maren Hoxha, 27-vjeç është arrestuar ditën e sotme nga blutë e kryeqytetit pasi ishte i shpallur në kërkim, si një nga autorët e plagosjes së 40-vjeçarit Eder Dorzi në një lokal në ish-bllok.

Brenda ambienteve të lokalit “De Sharm”, Eder Dorzi, 40 vjeç u plagos disa herë me thikë nga 2 persona të tjerë të cilët ndodheshin në të njëjtën tavolinë.

Vijojnë kërkimet ende për kapjen e Heridon Hasës, bashkëpunëtori tjetër, i cili vijon të jetë në kërkim.