Të nominuarit e kësaj jave në Big Brother VIP ishin Armaldo, Luizi, Efi dhe Xhonatan. Mediat janë pushtuar nga ethet dhe një sondazh ku u votua për banorin që dëshironi të largohet ishte dhe në Xing.

Sipas votave, Xhoni do të largohet sonte.Ai ka marrë 86% të votave dhe pas tij vjen Maestro me 8% dhe Luizi me Efin me 3% secili.

Por nga ajo që mësojmë pavarësisht dëshirës së shqiptarëve për të dalë Xhonatani, sot e ka radhën Maestro për të lënë shtëpinë.

E para e punës e ka shprehur haptazi dëshirën për t’u larguar duke qenë se ka dhe gruan shtatzënë, lajm që e mësoi pak ditë më parë brenda në BBV.

E dyta “loja” e tij tashmë u kutpua dhe ka mbaruar, pasi video e publikuar të martën e demaskoi para gjithë banorëve dhe tani nuk është më aq interesant në sytë e tyre.

Ndërsa Xhoni mund të jetë interesant për faktin që mund të ketë një histori mes tij dhe Diolës. Shkëndijat e para janë dhënë që këtë javë.