Banorët e BBV janë mbledhur të gjithë bashkë për t’ju përgjigjur disa pyetjeve anonime. Pyetja për Kristin i ka habitur të gjithë: A ke ndjenja për Oltën?

“Ndjenja shoqërore dhe ndjenja të mira po, absolutisht, ndonëse ai personi e ka pasur në mënyrë tjetër”, u përgjigj ai.


Olta pyeti Luizin nëse e kishte shkruar ai pyetjen, por këngëtari i tha se nuk është njeri i ulët të bëjë një pyetje të tillë për një grua të martuar dhe me fëmijë.