Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes kanë qenë dy nga banorët që qëndruan një natë në izolim në një dhomë vetëm, si fitues të “The Voice of Big Brother”.

Ata u shpëtuan nga banorët e tjerë në këmbim të dhjetë mijë eurove nga çmimi final.

Luizi i tha Kiarës se e mori shumë malli për të dhe se brenda në dhomë, mendonte nëse ajo po ia dilte dot apo jo vetëm.

Prezantuesja nga ana tjetër i tha atij se sot e rrethuan të gjithë banorët, duke e komentuar raportin e tyre.

“Në mëngjes isha në këmbë dhe i kisha të gjithë, por kam qenë shumë mirë”, tha Kiara.