Sprovën që kaluan më herët vetëm Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli, prej mbrëmjes së djeshme po e provojnë të gjithë banorët me radhë. Po flasim për përkujdesjen ndaj “Arbanës së vogël”, prova e javës e cila do të vendosë për buxhetin e javës për banorët.
Për ta përmbushur këtë sfidë, banorët janë ndarë në çifte dhe sigurisht këtë herë Kiara dhe Luizi janë bashkë. Siç pritej, dyshja teksa kujdeseshin për beben, gjatë asaj kohe nuk munguan batutat, bisedat serioze e po ashtu edhe disa momente të bukura ndërmjet tyre.
Në një çast, Luizi u fut për të bërë një dush në banjën që ndodhej në dhomë dhe kishte harruar mikrofonin. Derisa iu kërkua të merrte mikrofonin, ai i tha Kiarës që t’ia sillte meqë kishte hyrë brenda.
Moderatorja u afrua në banjë për t’ia dhënë mikrofonin dhe në ato momente bëri një reagim, që dukej sikur e kishte parë tërësisht të zhveshur Luizin.
Video Player
Nga ana tjetër teksa po zhvillojnë provën javore për t’u kujdesur për beben kukull, Kiara dhe Luizi kanë gjetur mundësinë të qëndrojnë vetëm me njëri-tjetrin dhe t’i shprehin ndjenjat pa u penguar nga të tjerët.
Luizi ka vazhduar të insistojë duke kërkuar puthjen e famshme nga Kiara, ndërsa kjo e fundit e pranoi që e ndjen shumë, por ka diçka që e pengon.
“Do isha kurioze të të puthja për të parë kiminë mes nesh, por kam diçka që më pengon dhe nuk ta shpjegoj dot me fjalë.”- i ka thënë ajo konkurrentit.