Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka debatuar mbrëmjen e djeshme me avokatin Sparak Ngjela.

Shkak i debatit të tyre u bë gjyqi për vulën e Partisë Demokratike. Gjatë emisionit “Top Story me Grida Dumën” Kaso përmendi faktin se grupi i “Alibashëve” nuk është paraqitur në seancat gjyqësore.

Gjithashtu, ai tha se ata kishin mundësinë t’i atakonin në gjyq mirëpo nuk e bënë një gjë të tillë. Këtu sekretari u përball me Ngjelën, i cili e kundërshtoi atë për çështjet ligjore.

Në një moment të bisedës Ngjela i përmendi Kasos diplomën e marrë nga ky i fundit nga Universiteti i Kristalit, gjë e cila solli dhe degradimin e debatit.

PJESË NGA DEBATI:

Kaso: Sështë nevoja fare të më drejtohesh mua me karagjozlliqe. Më tregon mua ti Kristalin

Ngjela: Kujt i thua karagjozlliqe ti?

Kaso: Me karagjozlliqe, më tregon mua Kristalin ti. Kujt i tregon Kristalin? Ke bër shkollën në kohën e Enverit dhe më tregon mua ti Kristalin

Ngjela: Je pa flokë

Kaso: Si jam unë pa flokë?

Ngjela: Po

Kaso: Po s’më duhen mua flokët që të të dal përballë

Ngjela: Po duket sa të ka reflektuar te mëndja

Kaso: Ah, kush flet për mëndje. O avokat po bëhesh barcaletë.