Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar sot në Presidencë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e lëshimit të titullit “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit” për William Walker.

Siç duket edhe nga fotoja, të pranishëm në takim, përveç Bashës janë: bashkëshortja e tij Aurela Basha dhe deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, Kreshnik Çollaku dhe Orjola Pampuri.

“I lumtur të isha pjesë e ceremonisë së nderimit të Ambasadorit ëilliam G. Walker, me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit” akorduar nga Presidenti i Republikës. Ne shqiptarët jemi përjetë mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori ëalker. Duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, ai u shndërrua në zërin e të vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira, çka solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe spastrimin etnik që po kryente regjimi i Milosheviçit në Kosovë.
E ndërsa përpjekjet për të barazuar viktimën me agresorin vazhdojnë nga politika e Beogradit, Ambasadori ëalker mbetet zëri i fuqishëm i së vërtetës, i masakrave dhe genocidit mbi popullin e pafajshëm të Kosovës dhe një mik i vyer që vazhdon ti gjendet pranë asaj dhe shqiptarëve kudo ku janë,”-shkruan në njoftimin e tij, Lulzim Basha.