Duket se Kristiano Ronaldo ende nuk po shkëlqen në Arabinë Saudite dhe ndeshja e dytë ka shkuar më keq se e para.
Në gjysmëfinalen e Superkupës përballë Al-Itihad, i cili drejtohet nga portugezi Nuno Espirito Santos, eliminoi Al-Nasr me rezultatin 3-1.
Me dy gola në pjesën e parë, çdo gjë u duk e lehtë për Al-Itihad, por në pjesën e dytë ishte Taliska ai që ngushtoi diferencën.
Gjithsesi në minutat e fundit, Al-Ithihad shënoi dhe golin e tretë, duke e nxjerrë Ronaldon me kokën poshtë nga Superkupa.