Rozana Radi dhe partneri i saj Shpëtimi kanë një lidhje të konsoliduar prej 10 vitesh, e cila disa muaj më parë u përfol se kishte marr fund.
Këtyre zërave iu përgjigj vetë këngëtarja, e cila u shpreh se janë vetëm thashetheme te përhapura nga mediat dhe çifti vazhdojnë shumë të lumtur bashkëjetesën e tyre.
E ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’, përballë moderatores Ester Bylyku, Rozana zbuloi çmenduritë që bën për partnerin e saj.
Ester Bylyku: Më thuaj të vërtetën, a ia kontrollon telefonin fshehurazi ndonjëherë partnerit?
Rozana Radi: Gjithmonë, gjithmonë, dhe nuk kam nevojë të mendohem fare përpara se të përgjigjem.
Ester Bylyku: Pse? Ke kapur ndonjë gjë që nuk i beson?
Rozana Radi: Nuk kam kapur asgjë, por e kam fiksim t`ja kontrolloj. Nëse e merr telefonin do gjesh patjetër diçka edhe nëse është ndonjë mesazh pa të keq. Unë di këtë dhe vazhdoj ta kontrolloj (qesh). Prandaj i them publikisht Shpëtimit të ndryshojë kodin e telefonit. Por gjithësesi burrat i fshinë mesazhet para se të vijnë në shtëpi (qesh).
Rozana rrefeu dhe të vërtetën e marredhënies me reperin Noizy.
Pas dy bashkëpunimeve të suksesshme ‘Fly’ dhe ‘Mr.Yesterday’, dyshja u përfol se kishin patur konflikte me njëri-tjetrin dhe i kishin dhënë fund miqësisë së tyre.
Por si është e vërteta? Gjatë bisedës me moderatoren Ester Bylyku, Rozana Radi tha:
“Unë dhe Noizy nuk jemi zënë asnjëherë. Kurrë nuk kemi patur konflikte me njëri-tjetrin. Ai është shumë djalë i mirë. Thashethemet se kemi bëre sherr, janë përhapur sepse unë dikur kam thënë që nuk dëgjoj rap.
Ndërsa në një rast tjetër kam thënë se kam dëgjuar këngën e Stresit ‘Lambo’, njerëzit janë keqkuptuar dhe kanë menduar se kam thumbuar Noizyn. Por nuk është e vërtetë.”