Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet. Gjiganti katalunas arriti në kuotën e 47 pikëve pas fitores ndaj Gironas. “Blaugrana” i kanë zhvilluar 18 ndeshje dhe në mesjavë do të mbyllet pjesa e parë e sezonit, shkruan “Gazeta Express”.

Me këtë rast, trajneri Xavi Herandez synon që pjesën e parë të sezonit ta mbyllë me 50 pikë pas një fitoreje eventuale ndaj Betisit. E më pas, legjenda katalunase do të mundohet ta vazhdojë ritmin e njëjtë edhe në pjesën e dytë të edicionit.

Objektiv i tij është që ta arrijë rekordin e Tito Villanovas, të arritur në sezonin 2012/13 me 100 pikë të grumbulluara.