Secila shenjë e horoskopit ka karakteristikat e saj. Të gjithë duam të jemi të pasur, ndoshta disa prej nesh duan të punojnë shumë për të bërë para, ndërkohë që të tjerë preferojnë të kenë një trashëgimi të majme pa u lodhur shumë.Po nëse kjo varet nga shenja juaj e horoskopit? Zbulo më shumë për shenjën tënde…Dashi, forca për të qenë të pasurJu jeni një shenjë e fortë dhe suksesi e pasuria përfaqësojnë fuqinë tuaj. Nëse nuk keni lindur të pasur, ju punoni fortë për të, por pa shumë sakrifica. Të bësh para për ju do të thotë se sa të aftë jeni. Për këtë arsye ju i merni me humor vështirësitë.Demi, kënaqësia e të qenurit i pasurDemi është i çmendur pas kënaqësive të jetës, ushqimit të mirë, verës së mirë,… etj. Dhe për t’i arritur të gjitha këto duhen para. Demi është shumë i predispozuar ndaj pasurisë. Ai është luftarak, ambicioz kur bëhet fjalë për gjërate tij më të rëndësishme. Ai e jeton jetën siç do, por kjo nuk do të thotë se kërkon luskin. Ai nuk angazhohet me asgjë, sepse në këtë mënyrë mund ta përdori kohën për të shijuar jetën.Binjakët, potencialisht i pasurI zgjuar dhe i shoqërueshëm, Binjakët mund të jenë një nga shenjat më të pasura sepse ata e dinë si t’i përdorin këto dy cilësi. Duke përdorur inteligjencën ata ndërtojnë marrdhënie të mira. Ata dinë si të shfrytëzojnë mundësitë. Këtë e bëjnë më entuziasëm, dhe i adhurojnë sfidat.Gaforrja, të jesh i pasur nuk është prioritetPotencialisht ju mund të bëheni shumë të pasur sepse i keni të gjitha asetet për t’u bërë të suksesshëm dhe plot me para. Por … ka gjithmonë një por … kjo nuk është ajo që ju vërtet kërkoni, kështu që mos punoni fortë për t’u bërë të pasur. Sigurisht që ju nevojitet një kuletë plot me para, dhe duar të ngarkuara me çanta nga blerjet që keni bërë. Ju jeni një shenjë shumë bujare dhe synoni të ndani pasurinë tuaj me miqtë e ngushtë apo me ata që doni më shumë, kështu që shpesh nuk ju mbetet ndonjë gjë për vete. Por kjo nuk ju intereson.Luani, pasuria që ju meritoniPotenciali i Luanit është i lartë, mund të jetë i pasur, por jo shumë. Motivimi që e bën Luanin një shenjë të sukessshme dhe të pasur është fakti se ai nuk kërkon asgjë më shumë nga ajo që meriton. Nëse ai mendon se e meriton rritjen në detyrë, ai do bëj gjithçka për ta arritur, sepse ai nuk qëndron për një kohë të gjatë në një punë që nuk e vlerëson mjaftueshëm.Virgjëresha, disiplina për të qenë të pasurVirgjëresha është shenja më preçize e horoskopit, mendohet madje se ka shumë disiplinë dhe i bën gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse perfeksioni është qëllimi i saj. Këto karakteristika e bëjnë një nga shenjat më të predispozuara për të qenë e pasur dhe e suksesshme.Peshorja, pasuri e arritur me mirësiShenjë që përkufizon harmoninë, arrin pasuri dhe sukses përmes mirësisë së gjesteve të tij. Peshorja e di se si të sillet me të tjerët, kurrë nuk është agresive, gjithmonë e vendosur dhe në dispozicion, e hapur dhe e aftë për t’i bërë të tjerët të ndihen të qetë. Paratë për Peshoren janë të rëndësishme, por jo në kurriz të harmonisë që krijon rreth vetes. Ajo dëshiron që të gjithë njerëzit rreth saj të jenë mirë, ajo kurrë nuk do të krijojë kontraste për të marrë paga më të larta, por ajo do të ketë sukses me mirësinë dhe bukurinë e saj.Akrepi, pasuri e arritur pa gënjeshtraAkrepi e përçmon pasurinë dhe suksesin, por asnjëherë nuk do t’i arrijë ato me gënjeshtra dhe hile. Nëse për t’u bërë i pasur i kërkohet të lëndojë dikë, ai nuk e bën. Nuk i pëlqen të vër në lojë të tjerët dhe nuk i pëlqen të shfrytëzojë njerëzit. Akrepi mund të bëhet potencialisht i pasur, por pasuria nuk duhet të arrihet prej lakmisë dhe gënjeshtrës.Shigjetari, sukses është të bësh atë që doShigjetari mund të mos bëhet kurrë i pasur mjaftueshëm, sepse është një shenjë shumë spirituale dhe ka prioritete të tjera në mendje si udhëtimet, shëndeti, dashuria, eksperiencat. Këto i japin kuptim jetës së Shigjetarit dhe e bëjnë atë të ndihet i pasur.Bricjapi, dedikim ndaj pasurisëNëse ka një shenjë në horoskop që mund të jetë vërtet e pasur, ai është Bricjapi. Inteligjent, i fortë dhe i dedikuar ndaj punës, suksesi dhe pasuria janë një pjesë e prioriteteve të tij. Bricjapi është një shenjë me këmbë në tokë dhe të gjitha paratë që fiton nuk i shpenzon në mënyrë të kotë.Ujori, i lindur biznesmenJu keni ide për të shitur dhe aftësia juaj për të konceptuar, të krijuar ju bën që të jeni të shkëlqyer dhe të suksesshëm. Ju jeni potencialisht një sipërmarrës/e i/e suksesshëm/me dhe kjo falë inteligjencës së Ujorit. Ju përfshiheni në një biznes dhe ju e dini se si ta çoni atë përpara duke e bërë të madh dhe të rëndësishëm dhe gjithashtu një makinë parash për ju.Peshqit, aksidentalisht të pasurNëse disa shenja të zodiakut punojnë për t’u bërë të pasur dhe për të patur sukses, ju do ta arrini pasurinë dhe suksesin pa e dashur atë. Ju keni potencial të madh dhe mund të bëni para, por nuk e bëni sepse ju doni me çdo kusht të jetoni një jetë të rehatshme, të keni një gardërobë të pafundme ose shumë para në bankë. Ju mund ta bëni këtë sepse ju e angazhoni veten, sepse keni intuitë dhe mund të bëni zgjedhjet e duhura, e suksesi dhe pasuria vijnë si rezultat. Megjithatë, ky nuk është fat, është një ndodhi e pavetëdijshme dhe e vetëdijshme.
Shenjat e horoskopit që janë më të predispozuara për të qenë të pasur
“PD rifreskon listat e anëtarësisë dhe shkon drejt digjitalizimit”, Indrit Hoxha: Basha më hoqi...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, deklaroi se PD po rifreskon listat e anëtarësisë dhe po përgatitet për digjitalizimin e tyre, për...
“Presioni ndaj Berishës është rritur”, Bejko: Premtoi rikthim të shpejtë, por zhgënjeu. Salianji, figurë...
Roland Bejko vlerëson se presioni politik ndaj Sali Berishës po rritet, pasi premtimet për rikthim të shpejtë në pushtet nuk janë përmbushur dhe zhgënjimi...
Horoskopi, 16 Janar 2026 nga Paolo Fox
Dashi
Nëse keni nevojë për më shumë ngrohtësi në jetën tuaj në çift duhet që t’ia thoni partnerit tuaj dhe jo të prisni që ai...
Rritet paga minimale, më shumë të ardhura për punonjësit
Nga 1 janari 2026, paga minimale dhe ajo maksimale për efekt kontributesh janë rritur zyrtarisht. Ndryshimet ligjore kanë hyrë në fuqi dhe janë të...
Bild: Trump anuloi sulmin ndaj Iranit në minutën e fundit, avionët ishin ngritur
Lëvizjet e SHBA-së në orët e fundit kanë ngritur pikëpyetje, pasi gjithçka tregonte se ishte duke u zhvilluar një operacion ushtarak kundër Iranit, por...
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur
Gjykata kushtetuese jep vendim për kërkesën e Sali Berishës mbi tre qëndrimet e gjykatave më të ulëta mbi masën e arrestit shtëpiak, duke i...
Zelensky: Vizita e ministres shqiptare Spiropali në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vlerësuar lart vizitën e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në Ukrainë, duke...
Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate për PS-në…
Nga Eduard Zaloshnja
""
Nga një ekstrapolim statistikor i sondazhit të fundit “Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se po të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohshme më...
Balla kujton masakrën e Reçakut: Ndërsa komandantët e UÇK po mbahen padrejtësisht në Hagë,...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kujtuar masakrën e Reçakut përmes një reagimi në rrjetet sociale, në 27-vjetorin e një...
PD e përjeton pezullimin e vizave të SHBA si një mallkim që i zuri...
Nga Mero Baze/
Vendimi i SHBA për të pezulluar procedurën e vizave të emigrimit për 75 vende, mes të cilave edhe Shqipëria dhe Kosova, bazuar...




















