E keni pyetër veten ndonjëherë nëse romanca midis jush dhe partnerit tuaj është shkruar në yje?
Në qoftë se besoni tek shenjat e horoskopit, atëherë duhet absolutisht të zbuloni se kush janë shenjat që shkojnë më shumë me njëra-tjetrën për zgjedhjen e partnerit perfekt.
Shenjat e diellit që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën në RROTËN e zodiakut referohen si polaritet, që do të thotë se nuk mund të jenë më të ndryshme – dhe pikërisht këtu qëndron potenciali për një pajtueshmëri afatgjatë dhe dinamike.
Nëse të ‘kundërtat tërhiqen’, ja si zhytja në këtë klishe zbulon një mori të vërtetash astrologjike që të gjithë mund t’i përdorim si mjete për të promovuar dhe forcuar çdo marrëdhënie.
Rrota e zodiakut
Credits: FREEPIK
♈ Dashi ♥ Peshorja ♎
Si në një betejë, shkëndijat fluturojnë kur Dashi i zjarrtë dhe shenja ajrore e Peshores lidhen së bashku. Nëse këta të dy janë të gatshëm të vlerësojnë dhe të mësojnë nga dallimet e tyre, ata do të krijojnë një zjarr të pandalshëm.
Çdo shenjë ka një planet, energjia e të cilit ndikon në sjelljen e saj dhe me Marsin e pavarur që përgjigjet për Dashin dhe Venusin harmonik që udhëzon Peshoren, ky kombinim do t’i japë njëri-tjetrit ekuilibrin për të arritur një autonomi dhe një lidhje që çdo marrëdhënie duhet të ketë. Peshorja mund të ndihmojë Dashin të bëhet më i vëmendshëm dhe i angazhuar në komunitet, ndërsa Dashit shpesh do ti duhet të kujtojë dashurinë e tij për Peshoren.
♉ Demi ♥ Akrepi ♏
Një shenjë toke i drejtuar nga Venusi, Demin e tërheq bukuria e prekshme, ndërsa Akrepi, një shenjë uji e udhëzuar nga Plutoni, dëshiron intensitetin dhe eksploron atë që fshihet nën sipërfaqe. Kontrasti këtu është pikërisht ai që e bën këtë dyshe një çift i veçantë.
Akrepi i përkushtohet realitetit të dhimbjes dhe të kënaqësisë dhe është një shoqërues besnik për të ndihmuar Demin të përballoj të gjitha stuhitë e jetës ashtu si edhe ylberët. Në të kundërt, joie de vivre (gëzimi i jetesës) ngjitës i Demit e ndihmon Akrepin të dalë nga uji dhe të kuptojë sa bukur është të fundosësh gishtat e këmbëve në rërë një herë në një kohë. Së bashku, kjo dyshe kultivon një themel të qëndrueshëm që mund të rezistojë çdo gjë.
♊ Binjakët ♥ Shigjetari ♐
Binjakët (shenjë ajri) dhe Shigjetari (shenjë zjarri) janë dy shenja që kanë të gjithë përbërësit për një marrëdhënie plot fishekzjarrë dhe hulumtime emocionale. Ajo që me të vërtetë i bën këto shenja të përputhshme është, për ironi të fatit, nevoja e tyre e ndërsjellë për kufij të shëndetshëm.
Binjakët drejtohen nga Mërkuri, i cili është planeti jo vetëm i komunikimit por edhe i evolucionit të brendshëm. Ata gjithmonë rindërtojnë dhe eksplorojnë personazhe të rinj dhe u duhet hapësirë për të marrë frymë për të zbuluar vetveten. Ndërkohë, Shigjetari aventurier i drejtuar nga Jupiteri i hedh sytë përtej dhe kërkon liri për të eksploruar, për të qenë kureshtar dhe për të patur gjithmonë një këndvështrim ku vizioni i tij të jetë vazhdimisht në zgjerim.
Ky çift me të vërtetë e kupton dhe feston nevojën e njëri-tjetrit për horizonte gjithnjë e më të zgjeruara, dhe të dy ndihen mirënjohës që kanë një partner të përkushtuar.
♋ Gaforrja ♥ Bricjapi ♑
Shenja e vetme që drejtohet nga hëna, Gaforrja, emocionalisht intuitive, mundet të duket një korrespondencë shumë e vështirë për Bricjapin logjik, i udhëhequr nga Saturni. Sidoqoftë, kur këto shenjat bashkohen si dy pëllumba, krijojnë një ekuilibër të përsosur.
Energjia shëruese e Gaforres gjen një shok të përsosur në urtësinë e ngulitur të Bricjapit. Për shkak se Bricjapi mund të mbajë peshën e emocionalitetit të tij të thellë, Gaforrja ndihet e sigurt emocionalisht dhe tërhiqet nga besueshmëria, disiplina dhe integriteti i partnerit të saj. Nga ana tjetër, Bricjapi vlerëson pacenueshmërinë bujare të Gaforres dhe ndihet i frymëzuar nga ajo për të shfaqur më plotësisht ndjenjat e tij.
♌ Luani ♥ Ujori ♒
Kur Luani i zjarrtë i udhëzuar nga Dielli bashkohet me Ujorin, një shenjë ajri e udhëhequr nga Urani inovativ, e gjithë bota kthehet në një skenë. Ajo që shumica e personave nuk di është që njerëzit që kanë si shenjë Luanin janë SUPER STAR që mundet të ndihen pak të vetmuar në kështjellën e tyre dhe, për këtë shkak, kërkojnë vëmendje dhe lidhje. Si rezultat, Luani nuk mund të rri pa admiruar Ujorin i cili është i adhuruar universalisht dhe zbavitet me aftësinë e kësaj shenje ajri që i tregon atij një përvojë krejt të re.
Përndryshe, Ujori vlerëson paturpësinë e Luanit dhe ndjenjën e patundur të vetëvlerësimit si mjete të mahnitshme për çlirimin. Kjo dyshe është e çuditshme, përrallore dhe mund të na frymëzojë të gjithëve.
♍ Virgjëresha ♥ Peshqit ♓
E mbani mend këngën “Heaven is a place on earth” (Parajsa është një vend në tokë) e Belinda Carlisle? Kjo duhet të jetë kolona zanore për një çift si Virgjëresha dhe Peshqit! Kjo dyshe është e pamposhtur në aftësinë e tyre të kombinuar për të shëruar një botë të dëmtuar dhe këto shenja vazhdimisht lëvizen dhe motivohen nga pikat e forta të njëri-tjetrit.
Virgjëresha është e aftë të kuptojë marrëdhënien intime midis trupit dhe natyrës (d.m.th. shoku i cili e di saktësisht për çfarë ilaçi keni nevojë), ndërsa Peshqit në mënyrë intuitive ndiejnë se si të lexojnë zemrën. Virgjëresha ka frikë nga natyra shpirtërore e Peshqve, dhe Peshqit përfitojnë nga aftësia e Virgjëreshës për të përkthyer dhe zbatuar energjinë e tyre hyjnore këtu në tokë. Ky çift dëgjon, ndihmon dhe ngre të gjithë (dhe gjithçka) në rrugën e tyre.
Nëse dyshja juaj nuk është e formuar nga këto kombinime të shenjave astrologjike, mos u dëshpëroni ! Sipas disa astrologë, çdo shenjë mund të kultivojë një dashuri përmbushëse dhe të qëndrueshme me ndonjë shenjë tjetër. Ata sugjerojnë se të gjithë mund të përfitojmë nga mësimi i shenjës sonë të kundërt dhe më pas të përdorim këto njohuri për të sjellë më shumë harmoni në çdo lidhje që zgjedhim të eksplorojmë.