Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e të martës në BBV, mes Efit dhe Kejvinës, për shkak të gjuhës së përdorur brenda shtëpisë nga disa prej banorëve, çka solli dhe dënimin e tyre pasi të gjithë shkojnë këtë javë në nominim.
Efi, pasi ka parë klipin e transmetuar gjatë spektaklit, ka reaguar e revoltuar dhe ka ofenduar Kejvinën.
Kur Arbana njoftoi se do të merren masa për gjuhën ofenduese të banorëve, Efi ndërhyri për të thënë se është ndjerë e ofenduar nga dy banorë: Luizi dhe Kejvina.
Efi: Unë jam vërtet sot e shumë e prekur e më vjen tepër turp që ndodhem këtu brenda, sidomos me një gocë si Kejvina të pa edukatë e një djalë si Luizi.
Kejvina: Sapo më tha psikopate jashtë, më tha ti je psikopate.
Efi: Të mbaroj unë një herë, janë ca etiketime shumë të shpifura që ka bërë zoti Luiz sot me të qeshurën e tij dhe kërcënuese të tipit ia tregoj unë tani e mbrapa kurse Kejvina që u trishtua shumë të thashë psikopate të kërkoj ndjesë.
Kejvina: Jo s’më the vetëm psikopate më the dhe qepe gojën.
Efi: Pasi më the që jam një zero
Kejvina: Viktimizmin mos e përdor fare sot se nuk të shkon
Efi: Vazhdo mirë okej. E përvec kësaj më tha se të njeh gjithë Shqipëria se si ti je.
Arbana absolutisht jo, unë nuk e toleroj më Arbana unë nuk e toleroj më këtë punë
Kejvina: Ua sa e poshtër
Efi: Nuk mundet të luajë dikush me nervat e mia e nëse jam e poshtër e thotë nuk e thashë, para 10 minutash kemi debatuar jashtë, hapni kamerat. Unë nuk e toleroj më e nuk e di çfarë do bëhet këtu nëse kjo femër më drejtohet përsëri në këtë mënyrë. Nuk po them që jam e pafajshme, por nuk ka më.