Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministren e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi, pritën sot delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Arabi Saudite–Shqipëri, të kryesuar nga Dr. Fayez bin Abdullah Al Shahri.

Në një postim në rrjetin social, Spiropali vlerësoi takimin si një mundësi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme dhe kryesisht energjia, turizmi, zhvillimi rural.

“Intensifikimi i marrëdhënieve midis dy vendeve tona mike, mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare, shtimin e investimeve dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional, por edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët si energjia, turizmi, zhvillimi rural etj. ishin në fokus të takimit”, u shpreh Spiropali.