Dita e sotme i ka sjellë krejt ndryshe Kiarën dhe Luizin në BBV. Kiara dhe Luizi kanë ndërruar rolet dhe reagojnë siç do të reagonte njeri apo tjetri në marrëdhënien e tyre. Kiara flet si Luizi, bën gjestet e Luizit, madje edhe kur mërzitet bën si ai, që duket sikur mbyllet në vetvete.
Gjithë kjo skenë ndodh pranë maestro Armaldos i cili shkrihet së qeshuri. Kjo është një mënyrë për çiftin që të kuptojnë nëse po e teprojnë ndaj njëri-tjetrit, apo gjithçka që ata bëjnë është normale.