Kristiano Ronaldo u prezntua sot si futbollist i Al Nassr, teksa interesimi për ta ndjekur prezantimin e tij ishte i jashtëzakonshëm.
Debutimi i yllit portugez me Al Nassr mund të bëhet këtë javë, por vetëm nëse ai është në formë dhe e ndjen veten gati për të zbritur në fushë.
Megjithatë, debutimi i tij pritet që të ketë vëmendje edhe më të madhe. Ronaldo ka kryer testet mjekësore dhe do të ketë të drejtë të bëjë debutimin e tij të enjten, në ndeshjen kundër Al Ta’ee, edhe pse kjo varet nga një vlerësim për gjendjen e tij fizike.
Sipas “The Mirror”, trajneri Rudi Garsia dëshiron që Ronaldo të përfshihet në ndeshjen e së enjtes në mënyrë që të jetë më i gatshëm fizikisht për ndeshjen tjetër, kundër Al-Shabab, skuadër më të cilën “luftojnë” për titull të kampionit.