Tea është shfaqur në një moment mjaft të vështirë së fundmi. Mjaft e rënduar emocionalisht, ajo ka folur pas debatit të Oltës dhe Zhaklinës. Tea u ndal gjithashtu edhe tek reagimi i Zhaklinës në “Prime”. Asaj iu mbushën sytë me lot teksa po fliste me Dean.
“Nuk e besova Zhaklinën. U rëndova shumë mbrëmë! Se Olta tha që ajo më shtyu, por nuk ishte ashtu nga ajo që pamë. Olta bëri fushatë kundër saj! Nuk e di më kapi ankthi!”, tha Tea. Luizi dhe Tea kanë qenë së bashku duke ndërtuar veshje, kjo për shkak se kështu ka urdhëruar “Vëllai i Madh”. Ata nuk duhet të përdorin material tekstil e për këtë pasojë, ata janë përkushtuar jashtë mase shumë.
Por Tea nuk la pa ia përmendur edhe një herë termin “pervers” Luizit.
Tea: “Luiz, hajde ta mbarojmë. Do hamë, do pimë, do qeshim, çfarë të duash ti do bëjmë”.
Luizi: “Leje mos ma thuaj kështu se më karikove. ‘Ça të duash ti do bëjmë’. Ca është kjo, ca të duash ti?!”
Tea: “E sheh që je pervers. S’më gabon instikti mua”.
Pas refuzimeve të vazhdueshme të Kiara Titos, Luizi nuk e ka përjashtuar mundësinë e flirtimit me vajza të tjera brenda shtëpisë së Big Brother Vip.