Mjeku psikiatër Sadik Lala ka argumentuar sjelljen e mbrëmshme të konkurentit Luiz Ejlli në Big Brother Vip2, pasi i është kërkuar nga ndjekësit e tij.
“…Çfarë mund të ketë psikologjikisht Luizi i Big Brother…?- më shkruan Klodi në privat. Një info-shpjegim për Klodin dhe ju miq:
I dashur Klodi, më detyrove të ndjek situatën në Big Brother.
Çrregullimet psikologjike-psikiatrike zakonisht janë situata komplekse, në të cilat kërkohet një vlerësim shumë i kujdesshëm shumëplanësh , vlerësim mjekësor dhe psikologjik gjithnjë me personin përballë teje dhe jo në distancë.
Natyrisht kafeina dhe pijet energjike ndikojnë shumë në shfaqjen e ankthit dhe luhatjeve të humorit,
Shkurtimisht po postoj një informacion konçiz nga këndvështrimi profesional, pa u marrë me kuriozitetin tënd ne detaje, (se pjesëmarrësit në Big kanë një panel mbikqyerje shumë të nderuar për të hulumtuar çështjen).
Çdo profesionist i shëndetit , veçanërisht psikiatrit por edhe psikologët klinikë kanë njohuri më të thelluara mbi të ashtuquajturën sindromi i studentëve apo punonjësve të mjekësisë (dhe jo vetëm).
Kjo sindromë manifestohet me frikë të vazhdueshme se mos ke ndonjë sëmundje serioze apo mos ‘ të shfaqet” një gjë e tille, zakonisht ndodh pasi personi ka qenë në kontakt me një person që vuan nga ndonjë sëmundje e rënde.
Ky fenomen konsiderohet sporadik dhe jo çrregullim (semundje) nëse kjo frikë zgjat më pak se 6 muaj dhe gjithnjë nëse nuk ka asnjë të dhënë laboratorike apo ekzaminim mjekësor që të justifikojë një shqetësim të tillë.
Ky çrregullim është një paraqitje specifike si një nëntip i asaj që njihej deri në vitin 1994 (në manualin diagnostik DSM IV) si hipokondri ose hipokondriazë.
Kjo gjëndje karakterisohet nga dy specifika
– disa persona e manifestojnë me shmangje të ekzaminimeve dhe kujdesit shëndetësor
– dhe të tjerë bëjnë analiza të pafundme për të vërtetuar të kundërtën e frikës ekstreme nga sëmundja “imagjinare”.
Kjo gjëndje mund të shfaqet në shumë rrethana të ndryshme , por gjithmonë karakterizohet nga nivele të larta ankthi dhe frikë për sëmundjen .
Si çrregullimi i ankthit të sëmundjes edhe çrregullimi i simptomave somatike klasifikohen qartë në manualin diagnostik më të fundit DSM-5-TR™ ( Botimi i 2022, © I Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë , me kodin diagnostik ; F45.21, dhe përshkruhen qartë kriteret diagnostike në faqen 357.
Kjo diagnozë ka një dallim esencial nga një çrregullim tjetër i ngjashëm që quhet OCD (çrregullimi obsesiv kompulsiv ) tek i cili preokupimet shëndetësore mendimet zakonisht përqendrohen thjeshte në frikën se mos i shfaqet një sëmundje në të ardhmen.
I dashur Klodi, siç ju thashë edhe më lart; diagnoza mjekësore veçanërisht ajo psikiatrike kërkon kohë dhe personin përballë për të bërë një vlerësim të saktë.
E tonizojmë situatën me pak humor apo grotesk përditshmërie!
Mos të harrojmë se në Big Brother dhe në Politikë …çfarë nuk ndodh…
Ju përshëndes të gjithëve miq!”,shkruan mjeku Lala.