Pas debateve të shumta në shtëpinë e Big Brother VIP, kjo javë i ka lënë vendin argëtimit e humorif. Së fundmi, banorët kanë realizuar provën e përcaktuar nga Vëllai i Madh, ‘The Voice of Big Brother VIP’.
Në garë për zërin më të mirë, konkurrentët dhanë maksimumiun e tyre gjatë perfomancës që atyre iu caktua, teksa në juri ishin Luizi, Armaldo dhe Nita.
Pas performancës së Oltës, komenti i bërë nga Luizi për fë ishte epik. Ai tha që nëse aktorja do kishte kënduar me ‘playback’, performanca do kishte dalë më i bukur.
‘Më surprizoi, sidomos te pjesa ‘auuu’. Unë e vlerësoj se u kënaq, e shijoi, nga fillimi në fund. Është aktore, po të ishte playback, do na kishte kënaqur. E shoh si një artiste që mund të transmetojë emocion po vetëm playback”- tha Luizi me ironi.