Këngëtarja Tuna Sejdi ka pasur një reagim të ashpër ndaj ish partnerit të saj Patris Berisha, për shkak se nuk ndodhej pranë djalit të tyre, i cili është i shtruar në spital.
“Kushdo mund të ketë fëmijë dhe ta quajë veten prind. Një prind i vërtetë është ai që e vendos atë fëmijë mbi nevojat dhe kërkesat e veta vetjake”, shkruan këngëtarja në Instagram.
Tuna nuk është mjaftuar vetëm me këtë ‘thumb’ ndaj Berishës, ajo bëri një tjetër postim të dytë në “InstaStory”, shoqëruar me foton e djalit të saj që ndodhet në ambientet e spitalit.
”Babai që bën hiking teksa fëmijët e tij janë të shtruar në spital”, shkruan Tuna.
Pas kësaj, këngëtarja ka ndarë një tjetër foto, ku tregon se ish-partneri i saj ka shkuar të vizitojë djalin e tyre.