Ky edicion i “Big Brorther Vip” çfarë nuk ka rezervuar deri tani, teksa situatat akoma duket se nuk kanë fund. Ky reality-show ka përfshirë të gjithë nisur nga publiku familjarët e banorëve dhe sidomos ish-at e tyre. Disa ditë më parë u bë nami në rrjet pas hyrjes së Xhonatan Islamit në “Big Brother Vip”, ku u tha se ky i fundit ka pasur një lidhje “blic” me Olta Gixharin. Thuhej se aktorja dhe Xhoni verën që lamë pas kanë qenë më shumë se një muaj të lidhur.
Ky debat është hapur së fundmi në një emision televiziv, ku e ftuar gazetarja Alberta Zani , u shpreh se e gjitha kjo ishte një histori e sajuar nga ish e dashura e Xhonit, Xhensila Ismaili. Gazetarja më tej shtoi se ajo vetë nuk e kishte parë ndonjëherë Oltën dhe Xhonatanin bashkë gjatë klubit të verës, ndonëse shtoi se nuk e vendos dorën në zjarr për asnjë. Thuhet gjithashtu se Zhaklina Gjolla e cila la më herët shtëpinë e “Big Brother Vip” pas debatit me Oltën, duket se ka qenë një “kercënim” për të brenda shtëpisë, pasi kjo e fundit ka qenë në dijeni të kësaj lidhjeje.
Sakaq kujtojmë që në shtëpinë e “BBV” banorët kanë organizuar një lojë ku duhet t’i përgjigjeshin pyetjeve anoniome që kishin bërë për njëri-tjetrin. Pyetja për Oltën ishte: Çfarë do të prekte më tepër të tradhtoje apo të të tradhtonin? “Do të ndihesh shumë keq në qoftë se do të më tradhtonte. Nëse do e tradhtoja unë do të thotë që historia ka marrë fund Olta Gixhari,”-u shpreh Olta.