“Serie A ose B, ne jemi gjithmonë këtu vetëm për Juventusin”, shkruhej në pankartën e shfaqur nga tifozët bardhezi jashtë stadiumit “Allianz” përpara sfidës ndaj Atalantës.

Dy ditë pas dënimit të Gjykatës Federale të Apelit FIGC, e cila dënoi Juventusin me 15 pikë në renditje, tifozët e Juventusit ngrejnë zërin e tyre.

“Kësaj radhe është më keq se viti 2006 (Calciopoli). Në atë rast ishim vërtet të pafajshëm. Jo sot. Sot paguajë sepse këto qenie të ndyra të udhëheqjes e kanë trajtuar fanellën tonë si një objekt pa shpirt.

Një gjë mbetet e paprekur, nderimi i qetë i drejtuesve të rinj, atëherë si tani, të cilët për të gdhendur hapësirën e tyre dhe për të fituar sa më shumë, pranuan Serie B, në të njëjtën mënyrë që sot, të cilët janë gati të shembin aksionet për të lehtësuar daljen nga bursa dhe për ta shitur Juven tonë më lehtë”, shkruanin drejtuesit e ultrasve të klubit italian.