Largimi i Berat Gjimshitit nga Atalanta është bërë edhe më serioz. Sipas atyre që raportohen nga media pranë klubit, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është me valixhe në duar dhe drejt aventurës së tij të re që quhet Monza.
Klubi që ka drejtues Berluskonin e famshëm dhe Adriano Galianin e ka kërkuar me ngulm 29- vjeçarin.
Gjimshiti është prej vitesh pjesë e bergamaskëve duke luajtur edhe në nivelin e Champions-it, por mbipopullimi në mbrojtje dhe insistimi që po bën Monza, e cila i siguron vendin e titullarit, mund të çojnë drejt një transferimi.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Atalanta është hedhur në merkato për një mbrojtës.