Shqetësim i madh në shtëpinë e Gerard Piques. E dashura e re e ish-futbollistit të Barcelonës, Clara Chia Marti, zbulon mediui “El Periodico”, ka përfunduar me urgjencë në spital për shkak të një ankthi të fortë që e goditi atë.
Arsyeja? Presioni i madh mediatik pas “teatrit të gjatë” me protagonistë Piquen dhe ish-bashkëshorten e tij, Shakira. Kjo e fundit madje e shkroi një tekst në këngën e saj të fundit duke iu referuar pikërisht Martit.
“Nuk është e lehtë të jesh një vajzë 23 vjeçare dhe të jesh shënjestër dhe e sulmuar nga krejt Spanja dhe nga një botë e tërë. Ajo kishte nevojë për ndihmë për një nivel tjetër, ndihmë nga ekspertët e fushës”, thotë një burim. Gjithçka ndodhi pas tekstit të Shakirës, e cila i goditi Piquen dhe të dashurën e tij të re përmes një teksti muzikor: “E ndërrove Ferrarin me një Twingo, e ndërrove një Rolex me një Casio”, shkruan “Gazeta Express”.
E ndërkohë, Pique është munduar të ironizojë duke shkuar në punë me një veturë të tipit Twingo. Së fundmi, ish-futbollisti i njohur e postoi një fotografi të tij me të dashurën e re në rrjetin social, Instagram.