Duke u marrë me Big Brother, njerëzit kanë harruar këto kohë, se ka dhe një shou tjetër, pak a shumë e ngjashme, por jo me “vip”-a.
Aty merren nga rruga ca djem e ca goca, për t’i lidhur me njëri-tjetrin.
Në shumicë, niveli i tyre normalisht është nivel rruge.
Dhe sillen edhe ne television, kujtojmë në një television kombëtar dhe në një orar kur shikohet dhe nga fëmijët, sikur janë në rrugë.
Kështu ka ndodhur edhe dje, kur pas një debati “intelektual” për një vajzë, dy nga djemtë që janë thirrur aty, janë ngritur për t’u grushtuar live.
Moderatorja Bora Zemani, sigurisht, rrinte hapte sytë e nuk thoshte asnjë fjalë, që dy kaposhët të ndalonin dhe emisioni të vijonte normalisht.
Apo t’i bënte thirrje regjisë që ta mbyllte emisionin, sa të qetësoheshin dy djemtë.
Sepse si do bëhen klikimet ndryshe…
Dhe mos harroni, këta tipat pas na një viti a dy, do na shfaqen pastaj si persona VIP!