Al Khaleej po fiton 1-0 me Al Wehda për javën e 13-të në Arabinë Saudite. Për vendasit në minutën e nëntë shënoi Sokol Cikalleshi. Sulmuesi i Kombëtares bëri mirë pas asistit të Poko, teksa kundërsulmi i Al Khaleej ishte “vrasës”. Kavajasi nuk e pati të vështirë që pas kontrollit të mposhtte portierin kundërshtar me një goditje të bukur me të djathtën.
Home Lajme Aktualitet VIDEO/ Rival me Cristiano Ronaldon, Sokol Cikalleshi shënon golin e dytë në...