Viktor Osimhen dhe Gonçalo Ramos janë mes kandidatëve për sulmin e Junajtidit në merkaton e verës. Por për sulmuesin e Napolit ose të Benfikës, “Djajtë” janë të ndërgjegjshëm që për shkak të konkurrencës do të duhet të paguajnë mbi 100 milionë paund.

Erik ten Hag transferoi Veghorstin këtë muaj për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Kristiano Ronaldo pas prishjes së kontratës me klubin.

Por sulmuesi holandez i Bërnlejt vjen në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe nuk shikohet si zgjidhja afatgjate e sulmit të Junajtidit.

Osimhen, i cili ka një kontratë deri në 2025-ën me Napolin, ndiqet me interes edhe nga Arsenali dhe Njukasëlli.

Ndërsa Ramos, i cili ka gjithashtu kontratë deri në 2025 me Benfikën, ka një klauzolë prishjeje 105 milionë paund.