As një luftëtarë si Gianluca Vialli nuk arriti dot të mposht sëmundjen e rëndë, e bëri diçka të tillë pak kohë më parë, por kanceri në pankreas iu kthye sërish, këtë herë duke i marrë jetën në moshën 58-vjeçare. Italia vajton për këtë humbje të madhe, edhe futbolli botëror, pasi Vialli ishte një lojtar unik, një personazh që i ka dhënë shumë futbollit, i ka dhënë shumë Italisë.

Vialli lindi në Cremona më 9 korrik 1964, karrierën e tij si futbollist e nisi pikërisht me skuadrën e qytetit të tij, Cremonese, duke dhënë një kontribut të vyer në 1984 duke ngjitur ekipin në Serie A. Pikërisht në atë vit, Vialli u transferua te Sampdoria, skuadër ku u shndërruar në një simbol.

Në vitin e tij të parë te Sampdoria fitoi Kupën e Italisë, trofe që e fitoi edhe dy herë të tjera me Sampdorian. Në 1990, Vialli fitoi Kupën e Kupave, në të njëjtin viti fitoi titullin kampion në Serie A edhe Superkupën e Italisë. Në 1992 flirtoi me suksesin e tij më të madhe në karrierë, ku Barcelona i hoqi nga duart trofeun e Champions League duke u mposhtur në finalen e madhe të Wembley.

Në 1992, Vialli u transferua te Juventus, skuadër ku fitoi gjithçka, mbi të gjitha fitoi titullin kampion në Champions League. Pas katër sezonesh te Juventus, Vialli u transferua në Premier League te Chelsea, ku në tre vite realizoi 21 gola në 58 ndeshje.

Në karrierën e tij brilante, Vialli ka fituar shumë çmime individuale, ndërsa me përfaqësuesen “azzurre” arritjen më të madhe si lojtar ka vendin e tretë në Botërorin e 1990, ndërsa në stol, përkrahë mikut të tij Roberto Mancini arriti t’i dhurojë Italisë titullin kampion Evrope brenda në Wembley.