Real Madrid nuk lëvizi në këtë merkato janari, por tashmë është koha për të diskutuar rinovimet. Presidenti Perez dhe stafi i tij kanë jo pak punë pasi janë 7 lojtarë që i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni. Me letra në duar janë lojtarë si Luka Modric, Karim Benzema, Nacho, Marco Asensio, Dani Ceballos, Mariano Diaz dhe Toni Kroos.
Në lidhje me Benzema e Modric nuk pritet të ketë shumë probleme apo enigma, klubi ia ka lënë në dorë të vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Si Benzema edhe Modric, pak kohë më parë, shprehën vullnetin e tyre për të vijuar karrierën në Madrid. Diskutimi është pak më ndryshe kur bëhet fjalë për Toni Kroos.
Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Realit nuk janë të qartë se çfarë kërkon mesfushori gjerman, deklaratat e tij të fundit kanë qenë kontradiktore. Ka zëra që flasin se Kroos dëshiron të tërhiqet nga futbolli, ndërsa opsioni më logjik, më i përshtatshëm është që palët të aktivizojnë klauzolën për të rinovuar kontratën edhe me një tjetër vit.