Luizi ka vazhduar edhe ditën e sotme ngacmimet ndaj Keisit. Ai i është drejtuar banores më të re të shtëpisës duke i kërkuar një puthje, teksa ka shtuar ndër të tjera se e shikonte si gocën e tij. Prezent në dhomën e ndenjes ka qenë dhe Kiara e cila nuk ka bërë asnjë reagim për fjalët e Luizit.

“Zëre se jam Sabiani. A të ka marrë malli? Unë të shof si gocën timë a do ma japesh një puthje. A të ka marr malli për babin?”- ka thënë Luizi duke ngacmuar Keisin.

Edhe pse fillimisht Keisi është prezantuar se dëshiron të ketë një marrëdhënie të mirë shoqërore me Kiarwn, Luizi disa herë ka dyshuar në sjelljet e banores.