Gjykata në Las Vegas të SHBA-së ka gjobitur me 310 mijë euro Leslie Mark Stowall, avokatin e Kathryn Mayorga, vajzës që në 2009 akuzoi për përdhunim Cristiano Ronaldon. Sipas arsyetimit të gjykatësit, nuk u gjetën prova se diçka e tillë kishte ndodhur.

Episodi daton në vitin 2009, por Ronaldo gjithmonë ka mohuar çdo formë akuze. Në vitin 2010 pati një marrëveshje mes palëve teksa më 2018, Mayorga ngriti një padi civile, pasi u zbuluan komunikimet mes avokatëve të Ronaldos nga “Footbal Leaks”.

Padia mbeti në fuqi deri vitin e shkuar, atëherë kur u refuzua nga gjykata pasi ishin vjedhur komunikime të paligjshme nga “Football Leaks”. Kështu gjykata dënoi me 310 mijë euro avokatin e Kathryn Mayorga, kjo pasi akuzat nuk u vërtetuan. Tanimë shuma prej 310 mijë eurosh do duhet të kalojë në llogarinë e Ronaldos, që në këtë mes ishte i akuzuari për përdhunimin që nuk u vërtetua.