Nga Klevis Bakillari/
Simbolika e betejës se Shkodres eshte me e madhe sesa fitorja e nje bashkie apo rënia e nje bastioni.Rënia e Shkodres synon t’i heqi Berishes, ekskluzivitetin e antikominizmit, elementin e fundit të mbetur ne reminishencen e tij politike. Duke e ruajtur antikomunizmin moto, ai e perdor ate si nje aparat-loder ngacmues per ndergjegjen kolektive .nSa me shume vjeterohet kjo moto aq me shume vjeterohen edhe protestat e tij. Pas renies se ketij moto, Berisha nuk ka me asgje per te humbur dhe nuk i mbetet padyshim asgje per te fituar. Shkodra eshte pra kryendeshja direkte; eshte fitorja e fundit per Ramen se s’do ketë ç’të fitoj më shumë dhe humbja e fundit per Berishen. ‘Rënia’ e Shkodres eshte me shume se deshire e socialisteve apo rrezik i demokrateve, eshte rrezimi i mitit fantazëm jashtëkohor; fund i lojës me ndjenjat e qytetarit!
Shkodra e keqqeverisur dhe e harruar prej politikaneve eshte realitet trishtues. Per ta ndryshuar kete realitet, kemi perpara tablonë e ‘rrethimit’ te Shkodres prej nje PS te mireorganizuar. Duket se eshte radha e Rames tani te fitoj superndeshjen, ne Shkoder! Kjo kuptohet,mjafton te shikosh se kapiten fushate eshte vendosur znj.Spiropali e cila ka kohezion emblematik betejash me Kryeministrin. Fitorja ne Shkodër mund të jetë edhe shperblesa e plotë politike për të! Ajo shkon ne Shkodër me synimin te mbroj fitoren e Kamzës.Kujtojme se ne kohen e fushates per Kamzën ajo mbante numrin 9, numer kryesulmuesi. Sulmi do te jetë frontal per çlirimin e Shkodrës. Ky nuk eshte iluzion, por nje parashikim i bazuar ne disa aspekte te meposhtme. Tek e fundit, shkodranët vetë, do ta bëjnë këtë çlirim mitik.
Në Shkodër do të kemi mozaikun e garave në disa nivele. Do te vendosen perballe kulti i individit djathtas me kultin e personalitetit,majtas. Brenda sistemit të demokracisë, “kulti i personalitetit” është një dukuri e mishëruar tek një udhëheqës i cili krijon një imazh që është më i madh se jeta dhe më i madh se një njeri i thjeshtë. Ndryshe u shfaq si ‘kult i individit’ tek sistemet autokratike ku nuk pati balanca gjinore dhe pushteti centrik funksiononte e zotërohej sipas metodës ‘komandë dhe kontroll’. Ky është edhe ndryshimi i parë. Kur një lider i çdo përmase, gjinie apo përkatësie, ndërton një imazh që kapërcen kohën, që kap të ardhmen e afron të renë, që orienton dhe frymëzon jetët e të tjerëve rreth modelit të tij pozitivë, ai pothuajse është kthyer tashmë në një figurë kulti. Të bëhesh lider në liri, është sinonim i të bërit vetvetja, të jesh ai që je! Rrallëherë, elita politike shqiptare ka qarkulluar udhëheqësa të besueshëm, të drejtë, të guximshëm!
Do te vendosen perballe modele politike te forta siç Shkodra vetë i dëshiron. Kujtojme se Shkodra per shumë vite kishte të parë znj.Topalli. Ajo sundoi dhe ndihmoi Shkodrën duke qene se ishte faktor kryesor dhe kishte po te njejtin kohezion betejash me Berishen . Kjo maredhenie aq besnike mbase e hedh poshte edhe thenien se ‘ne politike nuk ka miqesi te perjetshme, ka interesa te perjetshme’. Me të drjete,ishte nje pike e forte reference per qytetaret e Shkodres ne periudhen postkomuniste. Kujtojme mospranimin prej saj te kandidimit per deputete me siglen e PD, ne zgjedhjet e 2021. Duke e argumentuar vetë se nuk kishte besim tek ish kryetari Basha dhe nuk shikonte pike reference tek lidershipi i tij. Ajo vazhdoi te mbronte te pacënuar trashegimine e saj politike duke u futur ne zgjedhje me emrin e saj. Rezultatet dihet çfare prodhuan, antikomunizmi mitik i qendroi besnik PD. Qytetarët shkodranë shohin sesi sot u jane barazlarguar dy segmentet e PD dhe kerkojne përsëri një pike te forte reference. U nevojitet një ‘zonje e hekurt’ siç ishte znj.Topalli ne kohen e artë. Qytetaret shkodranë e duan ketë lloj lideri frymezues, stoik dhe të fjalës. Në kete gare politike, ky element po iu ofrohet nepermjet znj.Spiropali, dhe probabiliteti qe ta perqafojnë sa vjen dhe rritet. Nga mundshmëri po behet domosdoshmëri. Kjo do te perbente edhe ‘ardhjen e dyte te Jozefines’ ne Shkoder.
PS ofron si kandidat, nje personalitet politik dhe intelektual kalibri ne Shkodër. E shkuara e tij ‘demokratike’ e ben edhe me te lehte pervetesimin e fushates. Shkodra ka mundesine te zgjedh ne krye menaxher te sprovuar, nje personazh politik paqesor dhe familjar me qytetin.
Koalicionet ne Shkoder do te luajne ndoshta sfiden me dramatike te ketyre dekadave. PS hynë me figura dhe aleate te rinj te cilet i rikthejne votat e marra. Partite aleate te PS kane nje peshe specifike percaktuese ne Shkodër, si PSD. Faktor do te jete edhe elektorati gri i cili shikon sesi qytetit i duhet qetesi politike dhe ushqim buxhetor per investime konkrete dhe jo nje fantazmë mitike. Nga ana tjeter kemi nje te djathte qe i hynë kesaj gare ne Shkodër, njera nga dera e tjetra nga dritarja. Partia e lirise si streha e fundit,eshte edhe faktori i fundit qe duhet trajtuar ne kete ceshtje.