Armando Broja është rikthyer përsëri në qendër të merkatos. Napoli është shfaqur në skenë duke treguar interes për sulmuesin e Chelsea dhe e sheh si idealin për të qenë zëvendësuesi i Victor Osimhen. Edhe pse De Laurentis e mohoi, Osimhen është lidhur shumë me një largim nga Italia gjatë verës, ku Chelsea, Manchester United dhe PSG kanë interes për nigerianin.
Chelsea mund të bërë që interesimi i Napolit për Brojën të kthehet në favor të tyre, duke ditur që kartoni i Osimhen kushton mbi 100 milionë euro, anglezët do të ishin të gatshëmn të ofronin kartonin e Brojës për të reduktuar pak vlerën e sulmuesit nigerian të Napolit.
Sipas “Il Matino”, Napoli është i interesuar të nënshkruajë me Armando Brojën. Pala italiane ka identifikuar sulmuesin e kombëtares shqiptare si zëvendësuesin e mundshëm të Osimhen, nëse ky i fundit largohet.
Broja aktualisht është i dëmtuar dhe mbetet për t’u parë se si do të jetë gjendja e tij kur të kthehet, pasi jo shumë lojtarë kanë mundur të rikuperohen dhe të jenë në formën e tyre më të mirë.