Gaforrja është një shenjë uji ndërsa Dashi është shenjë zjarri. Ju do të mendoni janë kaq të kundërt. Por kur bëhet fjalë për miqësinë, këto dy shenja cilësohen si kombinimi perfekt për njeri- tjetrin dhe ka disa arsye për këtë:
Dashi është nxitësi më i madh i Gaforres
Krahasuar me shenjat e tjera të zodiakut, Gaforret janë më të prirura ndaj ndryshimeve të humorit. Një minutë janë të lumtur, në tjetrën janë të mërzitur. Kjo shenjë ka nevojë për një mik të mirë që ka energji pozitive si Dashi.
Mbështetja dhe qëndrimi pozitiv që Dashi ka mund ta ndihmojë Gaforret të dalin nga gjendja e tyre depresive.
I ndihmon t’i shohin gjërat nga një tjetër perspektivë
Gaforret janë intensivë dhe priren të mendojnë dhe mbianalizojnë gjithçka. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur Gaforret kanë problematika të ndryshme. Një arsye tjetër kjo pse Gaforres i nevojitet një shok Dash. Guximi i Dashit i jep forcë Gaforres, mënyra optimiste si Dashi i sheh gjërat, shpesh i japin Gaforres një perspektivë të re për problemet e tyre.
Dashi dhe Gaforrja balancojnë njëri-tjetrin
Në përgjithësi, Dashi dhe Gaforrja mund të mos jenë aq të kundërta sa duken. Ato në fakt plotësojnë njëra-tjetrën jashtëzakonisht mirë. Në përgjithësi, Dashi nxjerr në pah energjinë Yang të Gaforres, ndërsa Gaforrja nxjerr në pah energjinë Yin të Dashit. Ato ndihmojnë të nxjerrin në pah të gjitha anët që duan të tregojnë dhe gjithashtu lejojnë dhe inkurajojnë njëra -tjetrën të vënë në punë cilësitë e tyre më të mira.