Pas shumë kohësh, Artiola Toska vjen me një superkoncert në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili bën të ditur se më 28 shkurt, diva e muzikës popullore do të këndojë në kryeqytet.

“Këtë 28 shkurt, goca jonë e Tironës do të vijë me një superkoncert në Pallatin e Kongreseve. Shumë suksese për Artiola Toskën, divën e muzikës popullore! Pres me padurim ta ndezësh skenën”, shprehet Veliaj.

Artiola Toska është një ndër këngëtaret më të suksesshme të muzikës popullore shqiptare. E nisi karrierën në moshë fare të vogël dhe sot është një ndër emrat më të njohur të muzikës popullore në trevat shqiptare, e nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh“ nga Presidenti i Republikës. Gjatë karrierës ka qenë pjesëmarrëse në koncerte kudo në trevat shqiptare dhe në diasporë, si në SHBA, Australi, Itali, Francë etj.